BOTIMET E AUTORIT |
Profesor
Bedri Jaka është autor i shtatë librave
universitarë nga lëmi Metodologji e
Mësimdhënies së Matematikës dhe
për çdo pesëvjeçar botoi nga
një libër. |
|
|
|
Të
veçantat fragmentare të "udhës së
shkronjave" të librave të autorit |
|
»
(1987)
Libri i
parë për tu botuar,
duhej të kishte pak ideologji të kohës.
Kohëzgjatja nga recensioni i parë deri në
botim ishte katër vite!. Autori për t'i dalë
zot librit, në relacionin Gjakovë -
Prishtinë dhe anasjellas udhëtoi 60 herë!.
Libri me të dalë nga shtypi, i madhi i
arësimit, në një tubim deklaroi :... "Kemi
gabuar, si do të paraqitemi para opinionit jugosllav me autor
anonim, kur mësuesi i parë i matematikës
ndër ne ende nuk ka shkruar Metodikë të
matematikes" ...
|
»
(1993)
Libri i dytë përmbante dy versione të
një dorëshkrimi. Versioni i parë ishte
provokues, tamam si "Kristoforidhi dhe vezët e blera".
Kishin kaluar
dy vite nga "mbyllja" e shkollës
shqipe. Ekzodi i të rinjëve tanë
nëpër Europë ishte shumë i
dhembshëm dhe pikllues per kohën. Bashkë me
ata atëbotë u larguan edhe shumë kuadro
të mirëfillët universitarë.
Kështu, ky libër ishte refleksion dhe
rrjedhojë e shqetësimit të madh ë
autorit për fatin e shkollës shqipe, këtu
në Kosovë.
(është
shitur (500+500) në tërë Kosovën si
"mall kaçak").
|
»
(1998)
Universiteti i Prishtinës participoi gjysmën e
shpenzimeve për botimin e librit. Për autorin ato
para ishin një MIRENJOHJE, meqë jo çdo
autor libri universitar përfitoi nga ai fond. Luftimet
nëpër fshatra tashmë kishin filluar.
Paragrafi i tretë" Me rastin e botimit te dytë" f.9.
për kohen dhe rrethanat kur është cituar,
vërtetë ishte një thirrje që i
bëhej vdekjës!
|
»
(2003)
Libri i katërt si dorëshkrim përfundoi
në verën e vitit 1998, atëherë kur
nga Çabrati i Gjakovës, granatohej Reka e Keqe!.
Luftohej edhe në Gllogjan dhe Dushkajë dhe
për çudi autori shkruante shkencë, por
duke mos pasur mundësi fotokopjimi as të
doreshkrimit!. Me 2 prill
të vitit 1999 si dhjetëra mijë
qytetarë të tjerë, duarthatë,
autori u nis për Shqipëri duke e
lënë dorëshkrimin në bodrum,
çelësin e të cilit ia humbi!. Fati ishte
në anën e autorit, dorëshkrimi kishte
"mbijetuar". është paksa jo e zakonshme, librit edhe
pasi iu dha "drita jeshile" për tu botuar (Dhjetor 2000) ai
"për të mos u plakur para se të botohet" iu
nënshtrua "rrymës së dytë
të ndryshimeve substanciale të kohës",
nën dritën e Zhvillimit të Mendimit kritik,
për tu botuar në vitin 2003.
|
»
(2008)
Ky Libri do të thosha ishte një
rastësi.
Në librin paraprak (2003), faqe 16 isha shprehur: "U
përpoqa që ky libër për mua
të jetë nga çdo pikëpamje i
përfunduar". E "përkthyer" kjo nënkuptonte:
"Nuk kam kohë të shkruaj edhe një
libër"!
Në anën tjetër, kishte kaluar shumë
kohë që nuk ligjeroja lëndën
"Metodologji e mësimdhënies se matematikës".
Atëherë, përse të shkruaj librin
tim te pestë kur dihet që edhe interesimi i lexuesit
për librin, aktualisht shënon rënie?!
Ishte miku im i moçem i
fëmijërisë, sot punëtor shkencor me
emër, i cili me bindi për ta "kapur edhe
njëhere lapsin në dorë", me
porosinë: "Vazhdoje punën,
ti di të shkruash..."
Dorëshkrimin (sikurse tre herave të tjera) e
vlerësuan doajenet e shkencës sonë:
Akad.dr.sc. Muharrem Berisha dhe Dr. sc. Islam Krasniqi duke ia
dhënë epitetin "tekst bazik universitar" per nevojat
mësimore të studentëve të
Fakultetit te Edukimit-Programi Fillor dhe
Matematikë-Informatikë, të studenteve
të FSHMN-së - Dega e Matematikës dhe
të Fakultetit Filozofik - Dega e Pedagogjisë si dhe
për mësuesit pa shkëputje nga puna,
në shkollat tona fillore.
Në betejen time intelektuale, të fundit
drejtë marrjës së Pëlqimit
për botim, e më pas të Vendimit për
botim, u shpalosen kryqezimi i interesave personale, grupore dhe
klanore, me shfaqje të byrokracisë,
injorancës dhe formalitetit. Kërkohej
ndërrim i stafit të recensentëve dhe fillim
nga e para për nje punë të kryer
gjashtë muaj më parë. Në
ketë labirinth kundërthëniesh ku mungonte
arsyeja dhe lulëzon smira, autori u përcaktua
për botimin e librit jashtë ombrellës
universitare, me besimin që ribotimi eventual i tij, do
të futet në atë ombrellë.
Lexues të nderuar, ky
libër tashmë është para jush.
Brenda një viti (mars 2008 - mars 2009) u shitën
kopjet e tij. Ai flet me gjuhën e tij. Këtu
unë e shpreha tërë jetën time
në kohën time. Vlerat e tij do t'i vlerësoj
koha, ndërsa sorollatjet e autorit gjatë tri
dekadave, do t'i gjykoni Ju.
|
»
(2013)
Mësimdhënia
bashkëkohëse nuk shikohet më si mjet
në vete, por si mënyrë
për të inkurajuar dhe trajnuar
nxënësit,për të qenë aktiv
në procesin e
mësimdhënies dhe të nxënies.
Nëpërmjet metodave bashkëkohëse
të mësimdhënies,ndryshohet
fokusi i të nxënit(ndërtimi i kuptimit
të tekstit dhe jo përsëritje e
fjalëve të
tekstit),duke u “veshur” me petkun
bashkëpunues dhe ndërveprues në
“rrezatim” të Mendimit kritik.
“Shpërthimi i informacionit”
është tipar i zhvillimit të sotëm.
Në
këtë zhvillim të vrullshëm e
të shpejt,askush nuk mund të
mësojë”gjithçka”
që i duhet të dijë!
Lojërat
matematike me Metodikë : për studentët e
Fakultetit të Edukimit : programi parashkollor për
mësuese kopshtesh fëmijësh (3-6
vjeç)
|
»
(2020)
Botimi i librit te fundit MMM, botim i dyt i plotësuar dhe i përmirësuar, kishte përfunduar pas një pune trivjecare, ne fund te shkurtit 2020. Pritja e botimit te librit ishte ceshtje ditesh, ne vigjilje te 75 vjetorit te lindjes dhe 40-vjetorit te punes shkencore te aurtorit. Per cudi, nga fillimviti ishte shfaqur parandjenja e një frike „të pashpjegueshme“ nga shifrat e njëjta 20/20, të cilat përsëriten njëherë përgjatë mijëvjecarit!
Vërtetë në muajin mars të atij viti ndoshi frika reale nga „vdekjet e porositura“, ku prurës ishte Pandemia Covid-19, e cila morri disa qindra-mijëra jetë njerëzish anembanë botës.
Këtë vit vetëm te mendosh për botim libri ishte gjë e pakuptimtë. Në vitin e „ekuacionit me shumë të panjohura“ fati ndodhi në anën e autorit, botuesit dhe lexuesit. Libri doli nga shtypi me 1 shtator 2020.
|