HOME / FILLIMI
 
Mirë se vini në Web - Paraqitjen time në lnternet!
 
Vizitorë të nderuar dhe të mirëpritur. Kam kënaqësinë t'iu përshëndes, këtu në Web-Praninë time. Kjo është një Web - Faqe private ku mund të gjeni:Vëllimet e librave të botuar në vitet 1998, 2003, 2008, 2013 dhe 2020 (fragmente leksionesh), ku dy të parat nuk e kanë humbur aktualitetin. Megjithatë, botimi i librave (2008, 2020) janë të veçanta. Përmbajtjet në tërësinë e tyre ofrojnë ndihmesë të një stimuli moral për ta thyer dhe për t'u shkëputur (pjesërisht) nga mësimdhënia tradicionale. Me zotërimin e shkathtësive për zbatimin efektiv të teknikave, strategjive e modaliteteve të mësimdhënies bashkëkohore, ndihmohet në mënyrë të veçantë Zhvillimi i Mendimit Kritik të nxënësve. Sot nxënësi duke qenë bartës i mësimdhënies, ai ndodhet në epiqëndër. Në tërë shtrirjen e librave synohet TRAJNIMI i nxënësve për të mësuar duke dhënë mësim.
 
Vëllimi i librit MMM (2020) dallon dukshëm nga ai i librit MMM (2008), meqenëse për gabimet teknike dhe përmbajtësore të hetuara nga botimi i parë kishte ndreqje, plotësime e përshtatje të tjera në më shumë se 222 faqe! Tani libri nuk përmban asnjë faqe apo pjesë faqeje bosh, ku trajtohen shumë të “pathëna”: Përse mësohet matematika? Si dhe në ç’mënyrë të mësohet matematika? Përse tani në shek. 21-të matematika mbetet akoma e vështirë për ta kuptuar, përvetësuar dhe aplikuar? Përse matematika krahasohet si atletika apo si një lloj treiningu në sport? Çfarë ndodhë me mësimin e saj, po qe se nuk përfillet Sistematika speciale e shtjellimit? Përse leksionet nga gjeometria janë të „padëshiruara“? Me çfarë ndërlidhet ndërprerja tridhjetë vjecare e mësimit plotësues tek ne? Çfarë kuptojmë: „Hyrja në matematikë nuk ndodhë me sqarime të të tjerëve“? Përse në Perëndimin e përparuar (ta zëmë në Gjermani) mësimdhënien e matematikës mund ta ushtrojë personi i diplomuar me sukses të shkëlqyeshëm? Në ç’farë pune sistemohen të tjerët? Përse mësuesi i matematikës duhet ditur cilat dituri janë lineare dhe cilat janë koncentrike. Çfarë dimë për koeficientin e intelegjencës (IQ) të shqiptarëve? Cilat janë objektivat strategjik të shkollës së shek. 21-të, ku Arsimi kompjuterik mbetet atuja kryesore për të fituar profesionalizëm në çdo fushë diturie? Programi Skype në klasë, ku informatika do të jetë lëndë detyruese dhe në shkollën fillore. Eshtë modeli që vënë në lëvizje mësimin, risi të cilat e ndryshojnë rolin e mësuesit për të udhëhequr nxënësit, i aktualizuar tashmë pas Pandemisë Covid-19. Vëzhgimi si punojnë të tjerët, ta zëmë, duke krahasuar atë që bënë shkolla daneze (Pisa 2018, Danimarka ka zënë vendin e gjashtë, në botë) apo shkolla norvegjeze (Pisa 2018, Norvegjia ka zënë vendin e shtatë në botë), me atë që bënë shkolla shqipe në Kosovë! Tani çdo kapitull shkencor është pajisur me portën hyrëse dhe me portën dalëse, Në VEND Të PËRFUNDIMIT e tjera.
Në shkollat tona, të mësuarit me objektiva tashmë ka zënë fill. Objektivat mësimor janë synime afatshkurtëra, të cilat planifikohen për tu realizuar brenda-përbrenda orës mësimore. Ato janë ecuri të prekshme, të cilat do të duhej t'i demonstrojë dhe t'i mbrojë nxënësi, si produkt i të nxënit. Të aplikosh Teknika e strategji të zhvillimit të Mendimit Kritik, do të thotë të synohet individualizimi i mësimdhënies. Mësimdhënia bashkëkohëse nuk shikohet më si një mjet në vete, por si mënyrë për të inkurajuar dhe trajnuar nxënësit për të qenë aktiv në procesin e mësimdhënies e të nxënies. Nxënësit pranojnë rolin e mësuesit! Zhvillimi i të Menduarit Kritik dhe të nxënit realizohet nëpërmjet strukturës E R R (Evokimi, Realizimi i kuptimit dhe Reflektimi). Nëpërmjet Metodave bashkëkohëse të mësimdhënies ndryshohet fokusi i të nxënit (ndërtimi i kuptimit të tekstit dhe jo përsëritje e fjalëve të tekstit). „Shpërthimi i informacionit“ është tipar i zhvillimit të sotëm. Në këtë zhvillim të vrullshëm, askush nuk mund të mësojë “gjithcka” që i duhet të dijë!
 
Suksesi i Reformës shkollore, kuptohet vetiu dhe i mësimit të matematikës, përcaktohet nga “trekëndëshi i përparimit”: Kurrikuli; Transmetimi (Përcjellja) i diturive dhe Vlerësimi me notë! Nëse ekziston “pushteti i notës”, edhe me transmetim jo cilësor të diturive, nxënësi medoemos me vetëarsimim bëhet i lumtur! Përparimi intelektual i çdo fëmije, sot matet dhe vlerësohet kundruall një standardi zotërimi dhe jokundruall shkallës vlerësuese me fëmijët tjerë. “Pushteti i notës” tek ne mbetet për t’u dëshiruar, përfaqësimi real i notës, sot është i njollosur. Nëpërmjet kompjuterit-internetit (që nga fillimi i vitit 2016) disa leksione të këtij libri shkollarët e shpëndarë kudo, mund t’i shfrytëzojnë paksa ndryshe! Përmbajtja e ligjëratave merret dhe shqyrtohet në shtëpi të nxënësit (duke e lënë orën mësimore në klasë, për bisedime dhe ushtrime). është modeli që vënë në lëvizje mësimin [Flip Lesson]. Situata më e re e shkollimit në tëra shkallët e arsimit formal, e shkaktuar nga Pandemia Covid-19, do ta kushtëzojë ngutshëm arsimin digjital, për ta futur lëndën mësimore BOTA DIGJITALE dhe për nxënësit e kl. I-rë fillore!
 
Dëshiroj që leximi i juaj në Web-Faqen time, t’iu tërheq vëmendjen!
 
Gjakovë, 20 shtator 2021
 
Copyright © 2007 - 2023. Aktualizimi i fundit 06.05.2023